FFK zbulon ku do të transmetohet Superliga dhe Liga e Parë

FFK zbulon ku do të transmetohet Superliga dhe Liga e Parë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur që edhe në edicionin e ri garues, 2021/22 të drejtën për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll ta ketë kompania Artmotion.

Kjo e fundit e ka bërë transmetimin e ndeshjeve të elitës edhe në edicionin e kaluar. Por, kësaj radhe kjo kompani e ka marrë edhe të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Ligës së Parë.

Detajet dhe shifrat me të cilat e ka fituar kjo kompani të drejtën e transmetimit të këtyre dy ligave nuk është bërë e ditur. Po ashtu, FFK ka njoftuar se është duke diskutuar për një marrëveshje për sponzorizim me bankën BKT dhe për zhvillimin e Platformës digjitale për klube. Po ashtu KE është në bisedime për sponsorizim të Ligës së Parë me VIVA-Fresh. KE është afër arritjes së Marrëveshjes për sponsorizim edhe të Ligës së Femrave dhe të gjyqtarëve të futbollit me Bankën Ekonomike.

Gjithashtu Kompania “Fitogether” do të sponsorizojë Kombëtaren A dhe Superligën me mjete që mundësojnë matjet vitale të parametrave gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve për futbollistë. KE po ashtu me qëllim të zhvillimit më të mirë të futbollit, KE mori vendim për krijimin e Ligës U21.

Shpërndaje në: