FFK zëshëm dhe qartë: Nuk do ta lejojmë Crvena Zvedën as të hyjë në Kosovë

FFK zëshëm dhe qartë: Nuk do ta lejojmë Crvena Zvedën as të hyjë në Kosovë

Skuadra serbe, Crvena Zveda do të luajë sonte në kuadër të grupeve në Champions League kundër Bayern Munichut.

Ky klub shkaktoi një situatë kontraverze në Kosovë kur u paralajmërua se ndeshjen e radhës, pas bavarezëve, do ta luajë në Kosovë kundër të ashtuquajturës “Trepça” nga Mitrovica e Veriut, raporton Periskopi.

Mirëpo, FFK ka reaguar me anë të sekretarit, Eroll Salihu duke thënë ndeshja nuk mund të luhet në trojet tona.

“S’ka gjasë që Crvena Zvezda të luajë në Kosovë. Ne e kemi dërguar ankesën në UEFA dhe FIFA. Është duke u shqyrtuar lënda. Rasti është goxha i ndjeshëm. Presim ditëve në vazhdim”.

“I kemi dërguar informatat dhe kërkesën tek Policia e Kosovës dhe Dogana për të mos i lejuar të hyjnë në Kosovë. Nëse hyjnë, ky do të jetë dështim i organeve të sigurisë”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: