FIFA 22 zbulon 22 lojtarët më të mirë, Ronaldo nuk është i dyti – Messi lider i padiskutueshëm

Periskopi.com Sporti

Adhuruesit e video-lojërave, sidomos ata që preferojnë të luajnë FIFA, mund të mësojnë tashmë kush janë lojtarët më të mirë në këtë lojë.

18 ditë para ditës për lansimin zyrtar të video-lojës FIFA 22, EA Sports kanë njoftuar se kush janë 22 lojtarët me vlerësimet më të larta, përcjell Periskopi.

Krijuesit e video-lojës kanë radhitur edhe një herë Lionel Messin si lojtarin më të mirë, por për herë të parë në shumë vite, Ronaldo nuk është i dyti.

Është Robert Lewandowski lojtari i dytë më i mirë në FIFA 22, me vlerësim 92, një më pak sesa Messi dhe një më shumë sesa Ronaldo.

Më poshtë mund t’i shihni top 22 lojtarët në FIFA 22, të publikuar nga EA Sports. /Periskopi/

Shpërndaje në: