FIFA i shkruan Serbisë për ta lejuar Arton Zekajn që të luajë për Kombëtaren e Kosovës

FIFA i shkruan Serbisë për ta lejuar Arton Zekajn që të luajë për Kombëtaren e Kosovës

Futbollisti kosovar Arton Zekaj shumë shpejtë do të vesh fanellën e Kosovës. Kjo do të mundësohet pas intervenimit të FIFA-së.

19 vjeçari deri tani ka përfaqësuar Serbinë në grupmoshat e reja.

Menaxheri i kombëtares U21 të Kosovës, Zgjim Sojeva ka deklaruar për Indeksonline që Serbia ka kohë deri në fund të javës që të jap fletëlëshimin.

“FIFA i ka këruar Serbisë t’i jap leje Zekajt që të luaj për Kosovën. Nëse deri në fund të javës nuk kthejnë përgjigje, Zekaj automatikisht fiton të drejtën që të luaj për Kosovën” deklaroi Sojeva për Indeksonline.

Talenti kosovar luan për skuadrën franceze Lille.

Aktualisht ai ankohet për një lëndim megjithatë ka shumë mundësi që të jetë në dispozicion të Kosovës U21 për ndeshjet e ardhshme kundër Andorrës dhe Turqisë që zhvillohen në qershor.

Shpërndaje në: