FIFA jep dritën e gjelbër, Toni Domgjoni legjitim të luajë për Kosovën

FIFA jep dritën e gjelbër, Toni Domgjoni legjitim të luajë për Kosovën

FIFA ka dhënë lajmin e madh për Kombëtaren e Kosovës.

Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, që ka konfirmuar se Domgjoni ka marrë lejen dhe ka të drejtë të luaj për Dardanët.

“Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë në prag të udhëtimit për në Suedi në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Në fakt, FIFA e ka njoftuar sot FFK-në se kërkesa e saj për ndërrimin e kombëtares për mesfushorin e klubit holandez, Vitesse, Toni Domgjoni është miratuar dhe ai ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës”.

Institucioni më i lartë i futbollit i ka kthyer përgjigje pozitive Kosovës në lidhje me aktivizimin e mesfushorit të Vitesses, Toni Domgjoni.

“Vendimi i Dhomës së Tribunalit të Futbollit në FIFA për shqyrtimin e statusit të lojtarëve ka efekt të menjëhershëm”.

“Kjo do të thotë se Toni Domgjoni, i cili iu bashkua Dardanëve në grumbullimin e këtij muaji, do të ketë të drejtë loje qysh nga ndeshja kundër Suedisë. Federata e Futbollit e Kosovës i gëzohet këtij vendimi dhe i dëshiron suksese Toni Domgjonit në fanellën dardane”, ka shkruar faqja zyrtare e FFK-së.

Domgjoni është grumbulluar nga Kosova për herë të parë, derisa ka të drejtë loje qysh në ndeshjet e muajit tetor ndaj Suedisë e Spanjës.

Shpërndaje në: