FIFA kërcënon të marrë masa brutale kundër futbollistëve që luajnë në Super Ligën Evropiane

FIFA kërcënon të marrë masa brutale kundër futbollistëve që luajnë në Super Ligën Evropiane

Bisedat për formatin e Super Ligës Evropiane po arrinin në konkludim në fund të vitit 2020, me fansat dhe analistët që ishin vazhdimisht pjesë e debatit.

Mirëpo, pandemi la pezull punët për ligën e klubeve mega të pasura, të cilat planifikonin një format përtej kontinetal të futbollit, transmeton Periskopi.

Super Liga ka marrë kritika të vazhdueshme nga figurat me më së shumti influencë në futboll, përfshirë presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili e përshkroi këtë ligë si ”një prej projekteve më të mërzitshme në botë.”

Tani FIFA dhe gjashtë Konfederatat e Futbollit më të mëdha (AFC, CAF, Concacaf, CONMEBOL, OFC dhe UEFA) i janë bashkuar kritikëve për ligën e propozuar, duke paralajmëruar lojtarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë kompeticion se i presin pasoja.

FIFA ka dënuar këtë iniciativë, duke publikuar një komunikatë në përgjigje të raporteve.

Komunikata, e cila është e nënshkruar nga presidenti Gianni Infantino poashtu edhe nga emrat e gjashtë konfederatat më të mëdha të futbollit, potencon se cilido lojtar që përfshihet në Super Ligë do të pezullohet nga të gjitha kompeticionet e organizuara nga FIFA – përfshirë Kupën e Botës dhe Champions Leaguen.

”Cilido klub apo lojtar i përfshirë në këtë kompeticion, si dënim, nuk do të lejohet të marrë pjesë në çfarëdo kompeticioni të organizuar nga FIFA apo konfederatat e tyre respektive,” shkruhet ndër të tjerash në komunikatë /Periskopi.com/

Shpërndaje në: