Figurat që rrezikohen me ‘prerje kokash’ në Partinë Demokratike

Figurat që rrezikohen me ‘prerje kokash’ në Partinë Demokratike

Është koha e analizës dhe e përgjegjësive. Kjo ishte kryefjala paralajmëruese e Lulzim Bashës, në takimin e parë, në kuadër fushatës zgjedhore për kreun e Partisë Demokratike. Mesazhi tingëllon për dy grupe konkrete: Për ata që u ngarkuan me detyra gjatë fushatës dhe për ata që dolën kundër kryetarit para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kështu, humbja dramatike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit pritet të prodhojë disa efekte të pashmangshme në Partinë Demokratike, në kuadër të analizës së humbjes, ndarjes së përgjegjësive dhe procesit të ringritjen së partisë. Përpos dorëheqjeve të natyrshme nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pritet një tjetër lëvizjet: Ndëshkimet, thuhet në një analizë të Shqiptares. Teksa dorëheqja e fundit është shënuar ditën e mërkurë, ndëshkimet do të nisin pas zgjedhjeve për kryetarin.

Grupi i parë

Tashmë ka një listë me funksionarë të Partisë Demokratike që rrezikohen të përjashtohen nga forumet e PD pas zgjedhjes së kryetarit. Së pari, 25 deputetë të PD, të përjashtuar nga parlamenti i ri, me humbjen e mandatit në shtator, sipas statuti të PD, përjashtohen automatikisht nga Kuvendi Kombëtar dhe Këshilli Kombëtar, dy organet më të rëndësishme të Partisë Demokratike. Ata janë pjesë e forumeve të larta vetëm për shkak të statutit të deputetit. Ata janë Astrit Patozi, Arben Imami, Eduard Selami, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Keltis Kruja, Genc Ruli etj. Të lartpërmendurit janë akuzuar publikisht nga mbështetësit e Bashës për sabotimin e PD në zgjedhje.

Grupi i dytë

Grupi tjetër i rrezikuar janë disa drejtues departamentesh dhe sekretarësh, të cilët kërkuan, me anë të një peticioni, dorëheqjen e Lulzim Bashës. Ata, për shkak të pozicioneve drejtuese në departamente dhe sekretariate, janë anëtarë të Kryesisë së PD. Peticionin për dorëheqjen e Lulzim Bashës e kanë firmosur Suzana Guxholli, drejtuese e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Bardhi Kadilli, sekretar për Burimet Njerëzore, Eno Bozdo, sekretar për Organizimin, Kreshnik Çollaku, kreu i Departamentin të Politikës së Jashtme, Sherefedin Shehu, në krye të Departamentit të Financave Publike, Avenir Peka, drejtues i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Edit’h Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD, Endira Bushati, drejtuese e Departamentit të Administratës Publike etj. Peticioni është firmosur nga mbi 100 figura, por jo të gjithë janë pjesë e strukturave të larta të PD.

Krerët e degëve

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, të cilat kanë një rezultat negativ në raport me zgjedhjet e 2013, janë gjithashtu të ekspozuar ndaj ndryshimeve në PD. Partia Demokratike, në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, ka marrë rreth 200 mijë vota më pak se sa në zgjedhjet e parlamentare të 2013. Votat mungojnë në gati 50 degë të kësaj partie, ndërsa një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi kryetarët e degëve të PD. Konkretisht, më të rrezikuar janë krerët e degëve të PD në Korçë, Shkodër, Elbasan, Berat, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Tiranë, ku humbja e PD është më e thellë. Pas humbjes së zgjedhjeve lokale, pati një konflikt politik mes kupolës së lartë drejtuese të PD dhe krerëve të degëve. Konflikti u shuan me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, por gjasat janë që të kthehet në një formë edhe më të ashpër.

Kategoritë e zyrtarëve të PD që rrezikojnë të ndëshkohen

Deputetët aktualë që përjashtohen automatikisht nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar i PD

Jozefina Topalli

Majlinda Bregu

Eduard Selami

Ridvan Bode

Astrit Patozi

Arben Imami

Keltis Kruja

Enno Bozdo

Asllan Dogjani

Kastriot Islami

Myqerem Tafaj

Bedri Hoxha

Roland Keta

Igli Cara

Kozma Dashi

Bedri Mihaj

Arbiola Halimi

Genc Ruli

Eleina Qirici

Gjergji Papa

Mimoza Hajdarmataj

Albina Deda

Gjovalin Bzhetaj

Irma Kopliku

Liljana Elmazi

Njerëzit e lidershipit të PD që dolën kundër Lulzim Bashës

Suzana Guxholli, anëtar i Kryesisë së PD, Departamenti i Energjisë dhe Burimeve Natyrore

Bardhi Kadilli, Sekretariati për Burimet Njerëzore

Eno Bozdo, Sekretariati për Organizimin

Valbona Mezini, Sekretariati me Organizatat Partnere

Nevila Xhindi, Sekretariati për Shoqërinë Civile fituese

Kreshnik Çollaku, kreu i Departamentin të Politikës së Jashtme

Evin Minarolli, krye të Departamentit të Infrastrukturës dhe Transportit

Sherefedin Shehu, në krye të Departamentit të Financave Publike dhe Tregut Financiar

Avenir Peka, anëtar i Kryesisë së PD, Departamenti i Sigurisë Kombëtare

Edit’h Harxhi, anëtar i Kryesisë së PD,

Arben Skënderi, anëtar i Kryesisë së PD, Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Edvin Kulluri, anëtar i Kryesisë së PD,

Endira Bushati, anëtar i Kryesisë së PD, Departamenti i Administratës Publikë

Fabian Topollaj, anëtar i Kryesisë së PD

Gent Malko, anëtar i Kryesisë së PD

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD

Gent Minarolli, anëtar i Kryesisë së PD

Gjergj Lezhja, anëtar i Kryesisë së PD

Julian Deda, anëtar i Kryesisë së PD

Juela Meçani, anëtar i Kryesisë së PD

Leonard Olli, anëtar i Kryesisë së PD

Ledina Aliolli, anëtar i Kryesisë së PD

Mirgen Lata, anëtar i Kryesisë së PD

Valbona Mezini, anëtar i Kryesisë së PD

Tomorr Alizoti, anëtar i Kryesisë së PD

Krerët e degëve të PD në zonat humbëse

Korçë, Andrea Mano

Shkodër, Ramiz Çobaj

Elbasan, Aurel Bylykbashi

Berat, Gazmend Azizi

Dibër, Rahim Kaleci

Mat, Alfred Ahmetcenaj

Kukës, Arif Rexhmati

Lezhë, Paulin Marku

Bulqizë, Durim Balla

Devoll, Arben Miza

Fier, Luan Baçi

Gjirokastër, Roland Bejko

Has, Miftar Dauti

Kolonjë, Viktor Duro

Kurbin, Altin Gjoni

Librazhd, Bujar Vreto

Lushnje, Myslym Murrizi

Ballsh, Arjan Llanaj

Mirditë, Bardhok Filopati

Patos, Luan Mustafaj

Peqin, Diell Çela

Pukë, Prel Gjoni

Pogradec, Renato Preza

Tepelenë, Veip Çela

Tiranë, Dilaver Laçi

Tiranë, Albert Faruku

Tiranë, Uran Metko

Tiranë, Ervin Goxhaj

Tiranë, Ndriçim Babasi

Tiranë, Astrit Xake

Tiranë, Lefter Kostenja

Tiranë, Ervis Xhako

Tiranë, Saimir Mulgeci

Tiranë, Eduart Kelmendi

Tiranë, Florian Lila

Tiranë, Arben Shazo

Tiranë, Lulzim Vrana

Shpërndaje në: