Fiknete Bejta nga AAK: Koalicion bëjmë vetëm me ato parti që e shohin Kosovën 100 për qind shtet

Fiknete Bejta nga AAK: Koalicion bëjmë vetëm me ato parti që e shohin Kosovën 100 për qind shtet

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Fiknete Bejta, ka thënë se ky koalicion ka një program që do të zhvillojë

“Prioriteti i parë i vizionit 100 për qind shtet është ndikimi në zhvillimin ekonomik, heqja e taksave për bujqit, funksionalizimin e Trepçës, rritja e pagës minimale, krijimi i fondit zhvillimor, rritja e pagave 10 për qind çdo vit për sektorin publik, por me disa lehtësira mund të rrisë edhe në sektorin privat”.

“Në Kosovë po investohet pa një analizë pa ditur se ku është rendimenti më i madh, prandaj ne kemi paraparë që të ndërtojmë një institut zhvillimor ku bën hulumtime dhe bën ekonominë e vendit”.

Bejta në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës tha se një koalicion paszgjedhor mund të bëhet me ato parti që e shohin Kosovën si 100 për qind shtet.

“AAK është treguar një parti që mund të bashkëpunojë me të gjithë ata që e shohin Kosovën 100 për qind shtet dhe zotohen ta respektojnë atë. Të gjitha ato parti që zotohen ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës janë aleate në qeverisjen e ardhshme. Dhe ka parti që kanë interesa të përbashkëta me Aleancën”.

Sa i përket taksës, Bejta ritheksoi qëndrimin e partisë së saj se ajo hiqet vetëm në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Jemi ne ata që mund të kushtëzojmë diçka. Ne kemi njerëz të zhdukur, kemi pasë humbje kapitale dhe ne mund t’i qesim kushte Serbisë. Pa pasë garanci ndërkombëtare nga SHBA që Serbia e njeh Kosovën, nuk e heqim taksën. Kur ky shtet i heq ato elemente për çka është vënë atëherë hiqet”.

“Në buxhetin shtetëror taksa nuk ka ndikuar as pozitivisht as negativisht, ndërsa në rritjen e prodhimit vendor ka treguar rezultatet e veta”.

 

 

Shpërndaje në: