Fillojnë bisedimet: Sheiku që lahet në para do ta shnëdrrojë Newcastlen në superfuqi angleze

Fillojnë bisedimet: Sheiku që lahet në para do ta shnëdrrojë Newcastlen në superfuqi angleze

Newcastle United është në bisedime me Princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për ta blerë klubin për 350 milionë euro.

Sipas “Wall Street Journal”, një marrëveshje mund të kompletohet brenda ditëve, por ende ka rrezik kolapsimi, transmeton Periskopi.

Nëse, megjithatë, nuk kolapson, thuhet se Neëcastle do të jetë subjekt i investimeve intesive, njejtë siç ishte Manchester City në vitin 2008.

The Ashley era could be coming to an end!

Por siç e dinë edhe vet fansat e klubit, asgjë nuk është e sigurtë me pronarin aktual, Mike Ashley, i cili ka qenë në drejtim të klubit që nga viti 2007.

Klubi ishte afër të blihej vitin e kaluar nga një arab tjetër, por marrëveshja nuk u materializua në momentin e fundit, pavarësisht se pala ofroi dëshmi se i ka fondet.

Kështu që, deri në momentin kur Bin Salman të konfirmohet si pronari i ri, fansat do të presin në ankth. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: