Fillojnë hetimet për ndaj zyratërve të QKUK-së për vjedhjen e penjve kirurgjikë

Fillojnë hetimet për ndaj zyratërve të QKUK-së për vjedhjen e penjve kirurgjikë

 

Në vend se të përdoreshin nga mjekët e sistemit publik për operacione, penjtë ishin përdorur në klinika private, shkruan sot Koha Ditore.

Tenderi aso kohe buxhetit të shtetit i kishte kushtuar qindra e mijëra euro.

Në QKUK thonë se nuk kanë ide se si kanë mundur të vidhen penjtë kirurgjikë, por burime të gazetës në Policinë e Krimeve Ekonomike kanë thënë se janë në përfundim të një hetimi rreth mënyrës se si kanë përfunduar penjtë në klinikat private të mjekëve.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për këtë çështje. Por nga një dokument që posedon gazeta rezulton se disa zyrtarë të QKUK-së po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shpërndaje në: