Fillon nënshkrimi i peticionit: Kërkohet që titulli i Serie A t’i jepet Atalantas për një arsye interesante

Fillon nënshkrimi i peticionit: Kërkohet që titulli i Serie A t’i jepet Atalantas për një arsye interesante

Në Itali ka nisur të nënshkruhet një peticion.

Fati i ‘Scudettos’ në Serie A po synohet të vendoset me anë të një peticioni, të nisur nga qytetarët.

Peticioni për t’i dhënë Atalantas titullin e kampionit ka filluar të nënshkruhet.

Me arsyetimin se Bergamo është qyteti më i goditur nga koronavirusi dhe se qytetarët e këtij vendi meritojnë gëzim, po nënshkruhet peticioni për titullin e kampionit.

Peticioni po vazhdon të nënshkruhet online, përmes faqes ‘Change.org’.

Atalanta kurrë nuk ka fituar titullin e kampionit, dhe këtë edicion ata u paraqitën për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Shpërndaje në: