Fillon periudha e aplikimit të partive për certifikim në zgjedhjet për Mitrovicën e Veriut

Periskopi.com Lajme

Tashmë ka filluar periudha për aplikimin e certifikimit të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë njoftuar se ky afat do të përfundoj më 30 tetor në ora 18:00.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndërsa për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës më 20 shkurti KQZ kishte marrë vendim për certifikim e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars kishte tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim.

10. Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës – PDK, 11. Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK dhe 12. Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shpërndaje në: