Fillon peticioni për largimin e këtyre tre lojtarëve nga Manchester Unitedi

Fillon peticioni për largimin e këtyre tre lojtarëve nga Manchester Unitedi

Manchester United po kërkon të rikuperohet nga një sezon zhgënjyes.

“Djajtë e Kuq” nuk arritën më shumë se vendi i gjashtë në Premier League, derisa shkarkuan edhe trajnerin Jose Mourinhon në dhjetor duke e zëvendësuar atë me Ole Gunnar Solskjaerin.

Faji kryesor për vështirësitë e Unitedit shpesh pretendohet të jetë i tre lojtarëve në veçanti – Ashley Young, Phil Jones dhe Chris Smalling, transmeton Periskopi.

Treshja konsiderohet të jetë më e dobëta në këtë skuadër aktuale të Unitedit, dhe një fans tani ka filluar një peticion për t’i larguar ata nga skuadra.

FC Barcelona v Manchester United - UEFA Champions League Quarter Final: Second Leg

Apeli është postuar në “Change.org” dhe i është drejtuar klubit dhe Ed Woodwardit – me 3,100 fansa që e kanë nënshkruar deri tani.

“Manchester United është klubi më i madh në botë me fansa nga secila qoshe e botës,” shkruhet në përshkrim ndër të tjerash.

Wolverhampton Wanderers v Manchester United - Premier League

“Duhet ta pyesim veten: Çka do të bënte Barcelona dhe Real Madridi nëse do të kishin lojtarë si Ashley Young, Phil Jones dhe Chris Smalling në skuadër?

“Ata do të largoheshin me çdo kusht, edhe nëse do të nënkuptonte dëmtim financiar.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: