Fillon takimi i Vuçiqit për ‘pajtimin e gjaqeve’, këta përfaqësues nga Kosova po marrin pjesë

Fillon takimi i Vuçiqit për ‘pajtimin e gjaqeve’, këta përfaqësues nga Kosova po marrin pjesë

Në këtë takim, është duke marrë pjesë Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, deputet serbë të Beogradit, nënkryetari i Listës Serbe Branimir Stojanoviq, ministri Dalibor Jevtiq, si dhe ministri tashmë i shkarkuar, Ljubomir Mariq.

Në tryezë më kryeministrin serb, deputet nga Lista Serbe janë ulur për të arritur që të pajtohen për të tejkaluar grindjen dhe mospajtimet që patën.

Deputetët e Listës Serbe theksohet kanë braktisur institucionet e Kosovës dhe më pas janë kthyer pa u diskutuar me askënd në qeverinë serbe, kështu duke e konfirmuar pajtimin e tyre në lidhje me shkarkimin e ministrit Ljubomir Mariq, teksa më vonë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vuri Mirjana Jevtiq si ministre të re nga Lëvizja Socialiste, shkruan Tanjug, transmeton Indekosnline.

Gjatë ditës së djeshme Vuçiq kishte theksuar se disa njerëz i kanë dhënë vetës më shumë të drejtë për të vendosur në kundërshtim me interesat serbe.

“Disa njerëz i kanë dhënë vetes të drejtë për të bërë diçka që është në kundërshtim me interesat e Serbisë. Në të kanë qenë të përfshirë faktorë të huaj dhe natyrisht shqiptarët, ka pasur edhe gjëra tjera që unë sot nuk do të flisja por të hënën do të mbahet një takim të hënën ku edhe do të shpaloset fundi i kësaj pune”, ka thënë Vuçiq.

Kurse është pikërisht lideri i Lëvizjes Socialiste, njëherësh ministër, Aleksandar Vulin i cili ka theksuar se ata që nuk i përgjigjen politikave të Beogradit, lirshëm mund të llogarisin vetën jashtë partisë.

I gjithë ky konflikt ka nisur menjëherë pas shkarkimit që iu është bërë ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, kështu duke vendosur në vend të tij ministren Mirjana Jevtiq.

 

Shpërndaje në: