Fillon zbatimi i marrëveshjes për grurë: Niset anija e parë nga Ukraina

Fillon zbatimi i marrëveshjes për grurë: Niset anija e parë nga Ukraina

Anija e parë që transporton grurë është larguar nga porti ukrainas të hënën, përmes një marrëveshjeje që synon lehtësimin e krizës globale të ushqimit, raporton BBC.

Bota po përballet me krizë të ushqimit dhe me shtrenjtim të çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore. Por dërgesat ukrainase pritet të jenë të ngadalta mes kontrolleve të rënda të sigurisë.

Shpërndaje në: