Filmi “Zgjoi” po shfaqet në 18 kinema të Zvicrës

Periskopi.com Showbiz

Nga 7 tetori ka filluar shfaqja e rregullt e filmit “Zgjoi” (Hive) në kinematë e Zvicrës gjermanishtfolëse. Filmi kosovar “Zgjoi” (Hive)  me regji të Blerta Bashollit aktualisht është shumë i pëlqyer si nga publiku ashtu dhe nga juritë  e festivaleve. Ai ka një histori interesante, që të mban pranë, me ngjarjet, temat që sjell.

Një grua, burri i së cilës është zhdukur gjatë luftës në Kosovë, merr jetën e saj në duart e saj. Fahrija nuk ka asnjë lajm nga burri i saj. Ajo, e vetme, kujdeset për dy fëmijët dhe vjehrrin e sëmurë. Ky është, me pak fjalë, subjekti i filmit “Hive” (Zgjoi), një bashkëprodhim i vitit 2021 në mes Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Maqedonisë. Rolet kryesore në këtë film i luajnë: Yllka Gashi Çun Lajçi dhe Aurita Agushi. Filmi bazohet në një histori të vërtetë të ndodhur në Krushë të Madhe, në fshatin në të cilin është bërë njëra ndër masakrat më të mëdha të luftës, në Kosovë.

Filmi ka fituar, veç tjerash, tri çmime në Festivalin e njohur Sundance:  Çmimi i auditorit, Çmimi i regjisë, Çmimi i Jurisë së Madhe të Kinemasë Botërore. “Zgjoi” është nominuar nga Kosova për çmimin Oscar.

Më poshtë, adresat e të gjitha kinemave  (18 sosh) ku do të shfaqet filmi, në të cilat mund të merren informatat mbi orarin  e saktë të shfaqjes së tij:

Zürich Kino Riffraff https://www.riffraff.ch/kinoprogramm/177449/hive.html?date=all&sort=name&kino=combine

Dietlikon (Zürich) Kino Pathé Dietlikon https://www.pathe.ch/de/filme-events/hive

Bern CineMovie https://www.quinnie.ch/de/bern/kinoprogramm/film/140572.html

Bern Kino Pathé Westside https://www.pathe.ch/de/kinos/cinema-pathe-westside

Basel kult.kino atelier https://www.kultkino.ch/film/hive/

Luzern Kino Bourbaki https://www.kinoluzern.ch/kinoprogramm/177449/hive.html?date=all&sort=name&kino=bourbaki

Ebikon (Luzern) Kino Pathé Ebikon https://www.pathe.ch/de/filme-events/hive

Chur Kino Center https://www.kinochur.ch/programm-tickets/programm

Engelberg Kino Engelberg https://kinoengelberg.ch/

Frauenfeld Cinema Luna https://www.cinemaluna.ch/de

Langenthal Kino Scala https://www.kino-scala.ch/

Männedorf Kino Wildenmann https://www.kino-maennedorf.ch/

Romanshorn Kino Roxy https://www.kino-roxy.ch/programm/

Schaffhausen Kino Kiwi Scala https://www.kiwikinos.ch/schaffhausen/programmuebersicht/

Solothurn Kino im Uferbau https://www.kinosolothurn.ch/de/

Spreitenbach Kino Pathé Spreitenbach https://www.pathe.ch/de/kinos/cinema-pathe-spreitenbach

St. Gallen Kinok https://www.kinok.ch/index/calendar

Winterthur Kino Kiwi Loge https://www.kiwikinos.ch/winterthur/demnaechst/

Shpërndaje në: