Finalja e Conference League – Me 25 maj Tirana do ta ketë pushim

Finalja e Conference League – Me 25 maj Tirana do ta ketë pushim

Data 25 maj do të jetë pushim për të gjithë institucionet publike në Tiranë.  

Kjo nismë vjen në  kuadër të masave të marra për finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë.

Roma dhe Feyenoord do të përballen me njëra-tjetrën në finalen që zhvillohet në “Air Albania”.

Lajmi është bërë publik nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ku sipas tij si pjesë e masave për mbarëvajtjen e këtij eventi 25 maji do të jetë edhe ditë pa makina si dhe do të ndalohet hyrja në Tiranë.

Lëvizja për të hyrë në kryeqytet do të mund të bëhet pas orës 18:00.

“…Datën 25 Maj ta shpallim si ditë pushimi për të gjithë institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Kjo masë merret në vazhdimin e masave për të organizuar një nga eventet më të mëdha që është finalja e Ligës Europiane, ku ne presim fluks të lartë. Kemi një pritshmëri dhe interes gati 5-6 herë më shumë se çka kapacitet stadiumit. Po marrim të gjitha masa që ajo ditë të jetë ditë feste për të gjithë. Do jetë një ditë pa makina, në të gjithë Tiranën, përveç urgjencave dhe organeve që do merren me mbarëvajtjen e eventit… Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00”.

Shpërndaje në: