Finalja e Evropa Ligës – Numër i pabesueshëm i policëve do të mbajnë rendin dhe qetësinë në Sevilla

Finalja e Evropa Ligës – Numër i pabesueshëm i policëve do të mbajnë rendin dhe qetësinë në Sevilla

Policia spanjolle është mobilizuar në mas të madhe për finalen e sotme të Evropa Ligës ndërmjet Frankfurtit dhe Rangers.

Gjatë ditës së djeshme policia në Sevilla ka arrestuar pesë huliganë të Frankfurtit që kanë sulmuar tifozët kundërshtar, shkruan Periskopi.

Shefat e policisë spanjolle pranuan dje se finalja e Kupës së Evropës përfaqëson sfidën “më të komplikuar” me të cilën janë përballur vitet e fundit.

Më shumë se 5,500 policë dhe roje private të sigurisë janë mobilizuar për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje.

Kujtojmë se ky takim nis me fillim nga ora 21:00./Periskopi/

Shpërndaje në: