Finalja e madhe në Shqipëri, mësohet se kush do ta drejtojë ndeshjen mes Romës dhe Feyenoord-it

Periskopi.com Sporti

Gjyqtari rumun Istvan Kovacs do të drejtojë finalen e Ligës së Konferencës së Evropës ndërmjet Romës dhe Feyenoord.

Ndeshja do të luhet në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëri, të mërkurën më 25 maj.

UEFA njoftoi se Kovacs do të drejtojë finalen e tij të parë të madhe evropiane, pasi ka qenë një gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010.

37-vjeçari ishte në krye të 10 ndeshjeve të UEFA-s këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Real Madrid.

Ai do të asistohet për finalen e Ligës së Konferencës nga Vasile Florin Marinescu, Mihai Ovidiu Artene dhe zyrtari i katërt Sandro Schärer nga Zvicra.