Financimet ruse, PD nis hetimet për Lulzim Bashën

Financimet ruse, PD nis hetimet për Lulzim Bashën

Kryesia e Partisë Demokratike ka nisurhetimet ndaj ish kreut të PD Lulzim Basha për financimet ruse pas lajmeve të publikuara fillimisht në mediet amerikane të cilat thonë se Partia Demokratike ka marrë 500 mijë eurot euro ruse në vitin 2017 për të bërë lobim në SHBA. Hetimi do të kryhet nga një grupi auditi që është miratuar për këtë çështje.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.

Vetë Basha është shprehurse PD nuk ka marrë asnjë financim të huaj aq më pak nga Rusia.

“Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.”- shkruan ndër të tjera Basha.

Pavarësisht se Basha i mohoi akuzat, kryetari i PD Sali Berisha kërkon që çështja e lobimit rus të rihapet nga drjetësia shqiptare megjithëse kjo e fundit e mbylli për mungesë provash.

“Ne e konsiderojmë ndërhyrjen financiare për interesa malinje, që bien ndesh me interesin kombëtar të Shqipërisë dhe orientimin e saj perëndimor, si një cënim flagrant të sovranitetit të vendit, nga një agresor që po lan në gjak popullin mik te Ukrainës. Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve. Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar, i cili më parë kishte denoncuar vetë financimin e Lulzim Bashës nga rusët, por tani i duhej te shpëtonte pengun e tij të dobishëm për të shkatërruar Partinë Demokratike.“- thuhej në një deklaratë të Rithemelimit.

Sipas BBC e cila citon burime nga administrata e SHBA, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017. Raportohet se gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

Shpërndaje në: