Finlanda interesohet të investoj në projektet infrastrukturore të Kosovës

Ministri Liburn Aliu, bashkë me zëvendësministren Linda Çavdarbasha dhe këshilltarin Florent Ramqaj, pritën në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në kuadër të këtij takimi u diskutua për punën dhe angazhimin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve si në nivelin politik, ashtu edhe atë ekonomik.
“Në frymën e thellimit të bashkëpunimit, u potencua vullneti i të dyja vendeve për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorin e mjedisit, menaxhimin e mbeturinave dhe planifikimit hapësinor, dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të Kosovës dhe Finlandës në këto sektore”, ka njoftuar MMPHI.