“Finlanda ka dekada që po përgatitet për një sulm rus”

“Finlanda ka dekada që po përgatitet për një sulm rus”

Ka dekada që Finlanda është përgaditur për një sulm të mundshëm prej Rusisë, ka thënë Timo Kivinen.

Ai ka shtuar se finlandezët do ta bënin një rezistencë të ashpër.

Po ashtu ka theksuar se Finlanda ka investuar në ushtri për ta përballur një sulm eventual nga Kremlini.

“Linja më e rëndësishme e mbrojtjes është mes veshëve, siç dëshmon lufta në Ukrainë për momentin”, tha Kivinen.

Finlanda luftoi dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor, me të cilin ndan një kufi prej 1,300 kilometrash (810 milje).

Dikur një vend i paangazhuar, tani po aplikon për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Kjo pasi më 24 shkurt Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Shpërndaje në: