Finlanda vendos të aplikojë pa vonesë për anëtarësim në NATO

Finlanda vendos të aplikojë pa vonesë për anëtarësim në NATO

Finlanda ka njoftuar se dëshiron t’i bashkohet NATO-s teksa po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Presidenti i vendit, Sauli Niinisto, tha se shteti i tij që ndan një kufi 1300 kilomtera dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, duhet patjetër të aplikojë për anëtarësim “pa vonesë”.

“Anëtarësimi në NATO do ta fuqizonte sigurinë e Finlandës”, tha ai në një konferencë të përbashkët më kryeministren e vendit, Sanna Marin.

“Ne shpresojmë që hapat e duhur që duhet të merren për këtë vendim do të përfundohen me shpejtësi në ditët e ardhshme”, shtoi ai.

Finlanda më parë kishte mbetur jashtë aleancës ushtarake në mënyrë që t’i ruajë marrëdhëniet miqësore me fqinjin e saj lindor.

I pyetur më herët nëse Finlanda do ta provokonte Rusinë duke u anëtarësuar në NATO, Niinisto tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të ishte fajtor nëse do të kishte eskalim të situatës. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: