Firmino nuk mund të drejtojë një vit veturën, dënohet edhe financiarisht
Ylli i Liverpool, Roberto Firmino, nuk mund të drejtojë për një vit automjete pasi i është pezulluar leja e drejtimit, ndërsa ka marrë edhe një gjobë prej 20 mijë fute.

Pas dënimit, ai ka kërkuar falje për shkeljen e kryer. “I kërkoj falje pa rezerva klubit, menaxherit, shokëve dhe mbështetësve”, tha Firmino.

Pas shkeljes, sulmuesi brazilian duket se ka marrë edhe një dënim nga klubi, por që nuk kanë pranuar ta bëjnë publik atë.



