Fishekzjarre në koncertin e Dua Lipës, tre të lënduar

Fishekzjarre në koncertin e Dua Lipës, tre të lënduar

Koncerti i Dua Lipës në Toronto u zhvillua bashkë me një incident për shkak të disa fansave të cilët mundën të fusnin fishekzjarrë brenda ambienteve, duke i ndezur ato dhe duke plagosur disa fansa.

Këngëtarja u ngjit në skenë në Scotiabank Arena të mërkurën mbrëma. Në videon e nxjerrë nga TMZ , shihen shpërthimet shumëngjyrëshe teksa Dua dhe balerinët performojnë.

Një përfaqësues i Shërbimit Policor të Torontos thotë për TMZ se ata morën një telefonatë në arenë pak para mesnatës për fishekzjarrë në fund të shfaqjes.

“Na është thënë se të paktën tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, por për fat të mirë, askush nuk ka pasur nevojë të shtrohet në spital. Specifikat e lëndimeve nuk ishin të qarta,” – raportoi policia.

Dua ende nuk ka komentuar mbi incidentin./Euronews/

 

 

 

Shpërndaje në: