Fisnik Ismaili: Pallati i Rinisë iu kthye Prishtinës!

Fisnik Ismaili: Pallati i Rinisë iu kthye Prishtinës!

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fisnik Ismaili, përmes një reagimi në profilin e tij në facebook, ka treguar se Pallati i Rinisë i është kthyer në pronësi Komunës së Prishtinës.

Të njejtin reagim e ka bërë edhe deputeti tjetër, Dardan Sejdiu, i cili gjatë mandatit të parë të Shpend Ahmetit, kishte ushtruar postin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.

“Pallati i Rinisë iu kthye Prishtinës! ” ka shkruar Ismaili në profilin e tij.

Për një kohë të gjatë Pallati i Rinisë ka qenë kontest pronësor ndërmjet Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës./Periskopi/

 

Shpërndaje në: