Fisnik Ismaili: PAN-i, probleme të mëdha me numrat (Video)
Deputeti i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Fisnik Ismaili shpreh bindjen se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka numrat.
Ismaili, në një intervistë për Periskopin, ka thënë se po t’i kishte numrat PAN, seanca konstituive do të thirrej deri tani.
Ai thotë se tashmë është e qartë se PAN-i është duke pasur probleme të mëdha me sigurimin e numrave për krijimin e Qeverisë.
“T’i kish pasë PAN-i numrat, deri tash ish mbajtë seanca konstituive. Shkun gjashtë javë prejse përfundun zgjedhjet, shkun gati dy javë prejse u certifikuen zgjedhjet. Do të thotë, po t’i kishin pasë numrat kjo punë ishte kry moti, por po vrehet qartë që numrat s’janë edhe janë t’u pasë probleme edhe po mundohen me ble kohë në mënyrat ma të ndryshme të mundshme”, tha Ismaili.
Ismaili, po ashtu, mohoi mundësinë që ndonjëri prej deputetëve nga partia e tij të jetë votues i mundshëm i Qeverisë Haradinaj, edhe pse janë përfolur emra të ndryshëm nga mediat lidhur me këtë çështje. /Periskopi/



