Fitim Nela vdiq në aksident trafiku në ShBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane

Fitim Nela vdiq në aksident trafiku në ShBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane

Ka vdekur në një aksident trafiku ushtari i Gardës Kombëtare Amerikane me prejardhje nga Kosova, Fitim Nela.

Sipas raportimeve të medieve të huaja, Nela vdiq derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e më pas u aksidentuar për vdekje.

Sipas Shoqatës “Peja” në New York, funerali i Nelës do të bëhet të premten nga ora 14:00 deri në 20:00, ndërsa varrimi do të bëhet të shtunën.

Nela u promovua në vitin 2022 si pjesë e Batalionit S1 të divizionit të ushtrisë amerikane.

Shpërndaje në: