Fitoi mandatin në Landin e Berlinit nga të gjelbrit: Deputetja me origjinë shqiptare tregon a pati mbështetje të shqiptarëve

Fitoi mandatin në Landin e Berlinit nga të gjelbrit: Deputetja me origjinë shqiptare tregon a pati mbështetje të shqiptarëve

Deputetja me origjinë shqiptare ka arritur të fitojë një mandat në landin e Berlinit në Gjermani. Ajo ka deklaruar për Euronews Albania se ka pasur edhe mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë atje gjatë garës politike.

“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën”, u shpreh ajo.

Znj. Suka tregoi se nën siglën e të Partisë së Gjelbër, ka marrë rezultate shumë të mira.

“Po patjetër do jem në parlament. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, tregoi ajo.

Znj. Suka renditi edhe çështjet me të cilat do të fokusohet puna e saj, si rritja e çmimeve të banesave, përmirësimi i cilësisë së arsimit, përmirësimi i shërbimit në shëndetësi dhe mbrojtja e ambientit.

Shpërndaje në: