Fitojnë Feronikeli e Drenica

Kampioni aktual mposhti Gjilanin me rezultat minimal 1:0, ndërsa golin e shënoi Përparim Livoreka.
Në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Hajavalisë poashtu u shënua vetëm një gol, ku për drenicasit shënoi vushtrriasi Ismet Caka.
Fitorja Feronikelin e ngritë në pozitën e dytë me 28 pikë të grumbulluara, tri më pak se Trepça ’89 që ka edhe një takim më pak të zhvilluar.
Pas kësaj fitore Drenica ngritët në pozitën e shtatë me 17 pikë të tubuara. /Periskopi.com