“Fitore, boll mo”

“Fitore, boll mo”

Deputetja e Vetëvendosjes, znj.Fitore Pacolli, e cila shquhet për gjuhën e pakëndshme ndaj mediave, tani ka nisur një ‘betejë’ lidhur me një sekuencë nga Kuvendi i Kosovës, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca i thotë ‘boll më’.

Zonja Pacolli, ka nisur fushatën anti-media me hashtagun ‘fakenews’, megjithëse nuk ekziston asnjë dromcë fake news-i në këtë sekuencë, që mund ta shihni edhe në videon e Kanalit 10 më poshtë.

Si nisi e gjithë kjo?

Le të sqarohemi në krye të paragrafit të pyetjes që duam t’i përgjigjemi.

Mënyra se si interpretohen lajmet, është e diskutueshme në botën e lirë (minus vendet diktatoriale) por tendenca e partisë në pushtet me – shpesh –  emrin e deputetes Fitore Pacolli, për të mos ‘u interpretuar asgjë’ por vetëm për t’u ‘transmetuar’ (disi!)  nuk ekziston në vendet demokratike.

Prandaj, mediat kanë të drejtë – nëse jemi vend demokratik ?.

Deputetja Pacolli, fillimisht kishte publikuar një ‘skrinshot’ nga lajmi i Periskopit, ku cilësohej ‘e pakëndshme’ situata që u krijua në Kuvendin e Kosovës dhe vlerësimi i tillë, pavarësisht interpretimeve të deputetes Pacolli, nuk do të thotë që është një ‘lajm i rremë’.

Në fakt, mënyra se si shprehet kryeparlamentari Glauk Konjufca, duke qenë se e njohim një kohë të gjatë si person pubiko-politik bashkë me të folurën e tij, nuk na jep të kuptojmë se situata ishte e këndshme.

Shto këtu, edhe faktin që shprehja ‘boll më’, në fakt, vetëvetiu, në kuptimin gjuhësor, nuk është e ndërtuar të përdoret në konotacione të këndshme 😛

Nejse. Deputetja Pacolli, mëngjesin e sotëm, kritikoi gazetën Nacionale për ‘fakenews’. Tha me vonesë, edhe përnjëmend me vonesë, por në rregull.

Më pas, ishte gazetari Parim Olluri, që ironizoi me deputeten Pacolli duke shkruar ‘Fitore, boll mo’.

Zonja Pacolli, më pas, këtë shkrim të Ollurit, e interpreton si kërkesë – ndihme të gazetarit Berat Buzhala. Neve po na duket ‘fakenews’ ky shkrim i deputetes Pacolli më poshtë, duke qenë se ende nuk kemi fakte që Buzhala t’ia ketë kërkuar Ollurit një gjë të tillë.

Përkundër kësaj situate qesharake, rikujtojmë një moment serioz:

Deputetja Fitore Pacolli, nëpërmjet një fjalimi skandaloz në Kuvend, kishte kërkuar  nga Kuvendi dhe Qeveria që të ndërmarrin masa ndaj mediave në Kosovë.

“Edhe si Kuvend edhe si qeveri duhet të marrim masa është se viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa medium kryesore dhe ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe shantazh politik. Pra, këtu kërkojmë vëmendjen e Kuvendit dhe Qeverisë që të marrin masa, dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodhë me funksionimin e medias, me transparencën dhe identifikimin e pronësisë së mediumeve”, kishte deklaruar Pacolli.

P.S. Gjithë këtë situatë mund ta sqarojë kryeparlamentari Konjufca, duke xhiruar një video ku thotë: ‘Boll mo’ në forma të ndryshme:
-dëshirore
-urdhërore, etj. 

(Ky lajm është serioz, por po e publikojmë në rubrikën FUN)

Shpërndaje në: