Fitore e artë me shumë mund e djersë për Chelsean

Fitore e artë me shumë mund e djersë për Chelsean

Chelsea ka arritur një fitore shumë të vështirë kundër Watfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 në Premier League.

‘Të Kaltërit’ ishin të parët që kaluan në epërsi fillimisht përmes Mason Mount në minutën e 29, port nikoqirët barazuan përmes golit të Emmanuel Dennis në minutën e 43-të, shkruan Periskopi.

Chelsea u desh të mbrohej e të luftonte shumë në sulm për ta gjetur golin e fitores, të cilin eventualisht e arriti përmes Hakim Ziyechit në minutën e 72-të.

Ishin tri pikë të arritura jashtëzakonisht me shumë mund për londinezët, të cilët raujnë primatin në tabelën e Premier Leagues me 33 pikë, ndërsa Watfordi zë pozitën e 17 me 13 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: