Fitore e madhe për Trump dhe konservatorët: Amy Coney Barret konfirmohet në Gjykatën Supreme

Fitore e madhe për Trump dhe konservatorët: Amy Coney Barret konfirmohet në Gjykatën Supreme

Senati i ShBA-ve ka konfirmuar Gjyqtaren Amy Coney Barret për në Gjykatën Supreme në një fitore të madhe për Presidentin Donald Trump dhe konservatorët amerikanë – vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale.

Republikanët votuan të gjithë dhe kësisoj rezultati në senat ishte 52-48 për të aprovuar gjyqtaren, duke e tejkaluar kundërshtimin e unifikuar të Demokratëve.

Caktimi i saj vulos shumicën konservatore në trupin më të lartë gjyqësor amerikan.

Kandidati demokrat për president të ShBA-ve, Joe Biden, e cilësoi këtë vendim si të ngutur dhe të paprecedent, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Gjyqtarja Barrett, 48 vjeçare, bëri botimin në Shtëpinë e Bardhë krah presidentit Trump.

Vetëm një senatore republikane, Susan Collinsi, që po përballet me një betejë të ashpër për rizgjedhjen në këtë pozitë në Maine, votoi kundër nominimit të presidentit. /Periskopi

Shpërndaje në: