“Fitore e Vetëvendosjes, Mustafa e Veseli janë treguar të dobët”

“Fitore e Vetëvendosjes, Mustafa e Veseli janë treguar të dobët”

Analisti politik Artan Muhaxhiri, tërheqjen nga Kuvendi të projektligjit për marrëveshjen e Demarkacionit e ka cilësuar si fitore të subjektit më të madh opozitar.

“Kjo është fitore e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Muhaxhiri.

 “Qeveria ka treguar se nuk ka potencë që t’i çojë në fund planet për të cilat ka garantuar se do t’i realizojë. Koalicioni qeverisës nuk ka mundur të jetë bindës”.

Ai madje i ka cilësuar si të dobët krerët e dy partive në koalicion.

“Isa Mustafa e Kadri Veseli janë treguar të dobët sepse nuk kanë mundur t’i bindin ata deputetë të PDK-së dhe LDK-së kanë qenë kundër këtij versioni të Demarkacionit”.

“Tashmë është e qartë se nuk mund të vazhdohey me këtë qasje”.

Shpërndaje në: