Fitore Pacolli: Krizën nuk e ka shkaktu kjo qeveri, por ata të dy dekadave të fundit

Fitore Pacolli: Krizën nuk e ka shkaktu kjo qeveri, por ata të dy dekadave të fundit

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka folur rreth krizës energjetike ku fajin kryesor, sikurse shefi i saj, ia ka lënë qeverive të kaluara.

Pacolli në foltoren e Kuvendit ku po debatohet për krizën energjetike ka thënë se janë elaboruar nga kryeministri arsyjet e rritjes së çmimit të energjisë dhe sipas tyre njëra nga to është faji i qeverive të dy dekadave të fundit, përcjell Periskopi.

“Sot po debatojmë për një temë që është shumë e rëndësishme. Krizën energjetike e cila shqetëson me të drejtë secilin qytetarë në vendin tonë. Varfëria, papunësia dhe pagat e ulëta me të cilat jetojnë qytetarët tonë e bëjnë këtë temë edhe më të ndjeshme. Arsyejet e rritjes së çmimit të energjisë tashmë janë elaboruar shumë thjeshtë e qartë nga kryeministri dhe nga ministrja e ekonomisë. Pra, rritja vjen nga rritja e çmimit të importit dhe nga mungesa e vizionit për të gjeneruar kapacitete të reja nga dy dekadat e fundit. Opozita ka vendosur t;ia drejtojë gishtin Qeverisë, mirëpo do të ishte mirë të bëhemi të sinqertë dhe të debatojmë se si arritëm deri këtu, cilat janë shkaqet kryesore dhe cilët janë shkaktarët që shkaktuan këtë krizë. Më e rëndësishmja është si të dalim tutje nga kjo krizë”, tha Pacolli.

Pacolli ndër të tjera thotë se është evidente që krizën nuk e ka shkaktu Qeveria.

Krizat pandemike, ndryshimet klimatike, kriza energjetike dhe ajo e gazit, me të cilët po ballafaqohet e gjithë bota janë shkaktarët kryesorë të cilat në mënyrë zingjirore kanë ndikuar në rritjen e shumë çmimeve të tjera, përfundoi ajo./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: