Fitore Pacolli nga Kroacia: Investimet në gaz nuk na konvenojnë

Fitore Pacolli nga Kroacia: Investimet në gaz nuk na konvenojnë

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, po qëndron në Kroaci prej ku thotë se ‘investimet në gaz nuk na konvenojnë”.

“Gjatë takimit me Këshilltarin Special të Presidentit të Kroacisë për Energji dhe Klimë u diskutua që tranzicioni drejtë energjisë së pastër përfshin edhe tranzicionin nga gazi në burime të ripërtrishme.

Kjo përputhet me atë që e kam përsëritur disa herë në Kuvend se investimet në gaz nuk i konvenojnë Kosovës. Ne duhet të kalojmë nga qymyri në energji të ripërtrishme  dhe jo të kalojmë nga qymyri në gaz e pastaj prej gazit në energji të ripërtrishme. Kjo është rruga jonë më e sigurt më e shpejtë dhe më e lirë për Kosovën.

Gazi është lëndë djegëse njësoj si qymyri. Dallimi është se qymyrin e kemi tonin pra pa pare ndërsa gazin do ta blejmë”, shkruan znj.Pacolli.

Kujtojmë se në skandalin e energjisë me GEN- ku dyshohet të jetë përfshirë edhe kompania me bazë në Beograd, është përfshirë vet ambasadori i Kosovës në Kroaci, z.Martin Berishaj./Periskopi

Shpërndaje në: