Fitore sensacionale në sekondat e fundit për Interin, boshnjaku më i famshëm në Itali është heroi

Fitore sensacionale në sekondat e fundit për Interin, boshnjaku më i famshëm në Itali është heroi

Inter ka marrë tjetër fitore në Serie A.

Skuadra e Simone Inzaghi ka shënuar fitore 2:1 në përballjen kundër Venezia, në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A.

Venezia kaloi në epërsi në minutën e 19’ të takimit, me anë të Henry.

Inter reagoi në minutën e 40’ me golin e Nico Barella, për të shkuar baras në pushimin mes dy pjesëve.

‘Zikaltrit’ patën iniciativën në pjesën e dytë, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen e Venezia, deri në momentet e fundit.

Dzeko ishte heroi i këtij takimi, i cili në minutën e 90’ të takimit shënoi golin për 2:1, që i dha tri pikët Interit.

Kësisoj, Inter del me fitore nga kjo ndeshje dhe shkon në kuotën e 53 pikëve për pozitën e parë, me pesë pikë më shumë sesa Milan. Venezia mbetet me 18 pikë në pozitën e 17.

Shpërndaje në: