Fitore të thella për Romën dhe Milanin – Giroud debutim ëndrrash në ‘San Siro’

Fitore të thella për Romën dhe Milanin – Giroud debutim ëndrrash në ‘San Siro’

Milan dhe Roma e kanë mbyllur për mrekulli xhiron e dytë në Serie A.

Në kuadër të xhiros së dytë në Serie A, Milan ka marrë tri pikë të reja, duke mposhtur bindshëm skuadrën e Cagliari, me rezultatin 4:1.

Në këtë ndeshje shkëlqeu edhe Olivier Giroud, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë në ‘San Siro’, në kuadër të Serie A.

Francezi shënoi dy gola, në minutat 24’ dhe 43’. Për fitoren e Milan kontribuuan edhe Sandro Tonali (12’) e Rafael Leao (17’) të dy me nga një gol.

Të vetmin sinjal për mysafirët e dha Deiola në minutën e 15’, kur shënonte për 1:1, por skuadra e tij nuk mund ta ruante as atë barazim.

Në anën tjetër, edhe Roma pati punë të lehtë me të promovuarit në Serie A, Salernitana, ndaj të cilëve fitoi 0:4, shkruan Periskopi.

‘Giallorossi’ mbyllën të gjitha llogaritë e tyre në pjesën e dytë. Pellegrini (48’), Veretout (52’), Abraham (69’) dhe Pellegrini (79’) ishin golashënuesit në këtë fitore.

Edhe Roma edhe Milan tashmë shkojnë në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa kanë edhe Lazio, Inter e Napoli pas dy xhirove.

Salernitana mbetet pa pikë, kurse Cagliari numëron vetëm një pikë pas 2 xhirove. /Periskopi/

Shpërndaje në: