Fitorja ndaj Maqedonisë e rëndësishme
Përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi e ka quajtur si mjaft të rëndësishme fitoren ndaj Maqedonisë.
Ai thotë se kjo fitore ndikon në ecurinë në sfidat e ardhshme kualifikuese.
“Kurrë nuk do ta kishim menduar se gjërat do të shkonin në këtë mënyrë, por edhe goli i Maqedonisë ishte i papritur për ne duke u bazuar në lojën e zhvilluar në pjesën e parë. Sigurisht një ndeshje që luhet dy herë nuk është diçka që ndodh shpesh. Duhej të nisnim sa më mirë këto 15 minuta. Është një fitore mjaft e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të kualifikueseve”, tha De Biasi për Supersport pas ndeshjes. /Periskopi.com



