Fitues të “Top Music Awards” Era Istrefi, Alban Skenderaj

Fitues të “Top Music Awards” Era Istrefi, Alban Skenderaj
Era Istrefi është fituesja kryesore e kësaj mbrëmje, me tri çmime shumë të rëndësishme të fituara, kryesisht duke iu falënderuar hitit të saj ‘Bonbon’.

Era është zgjedhur edhe si “Artistja më e mirë femër” dhe Bonbon si ‘Kënga më e mirë e vitit’, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, edhe Alban Skenderaj ka qenë nga fituesit e rëndësishëm, e ai madje është shpërblyer edhe me çmimin për arritje në karrierë.

Të dy këta kanë performuar sonte, bashkë me shumë artistë të tjerë si Kida dhe artistët e OnRecords, që kanë hapur mbrëmjen, ndërsa Era me Bonbon e ka përfunduar.

Publiku ka zgjedhur Noizyn si artisti më i mirë i vitit, megjithëse ai nuk ishte prezent dhe është shprehur kundër këtyre çmimeve.

Këta janë fituesit e këtij edicioni:

Artisti më i mirë i ri – KIDA

Tar hit of the year – Alban Skenderaj – Unë dhe ti

Femra e vitit – Era Istrefi

Avantgarde Artist – Mc Kresha

Grupi më i mirë – NRG Band

Bashkëpunimi i vitit – Era ft Ledri – Shumë pis

Hiti i vitit nga ‘My music’ – Sun rrin me neve – Ledri Vula

Mashkulli i vitit – Alban Skenderaj

Kënga e vitit – BonBon – Era

Video e vitit – Hitman –Capital T

Zgjedhja e publikut – Noizy

Çmimi i arritjes – Alban Skenderaj
alban-skenderaj

Shpërndaje në: