Fituesi i Big Brother Kanada e kalon në nivel tjetër mbështetjen ndaj Luizit, publikon video duke ardhur në Shqipëri

Fituesi i Big Brother Kanada e kalon në nivel tjetër mbështetjen ndaj Luizit, publikon video duke ardhur në Shqipëri

Këngëtari Luiz Ejlli është lojtari më i komentuar brenda shtëpisë së Big Brother, por ai ka tërhequr edhe vëmendjen e një prej ish-fituesve të Big Brother në Kanada. Kevin Jacobs ka shprehur hapur mbështetjen për Luizin.

Thuhet vazhdimisht se Luizi Ejlli e ka pasur inspirim kanadezin e famshëm. Kjo pasi Luizi së fundmi iu ngriti një kurth Armaldos dhe Kristit, duke u futur të tre sëbashku në tualet, por kjo ishte thyerje e rregullave dhe të tre dolën në nominim.

Kevin Jacobs ka postuar një ditë më parë një story në Instagram, ndërsa shkruan për Luizin se është një ikonë dhe që padyshim po dominon në Big Brother.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory.

Ndërkohë, Kevin Jacobs ka postuar një tjetër video në TikTok ku shkruan se po vjen në Shqipëri dhe do të shkojë në Top Chanel. Nuk dihet nëse Jacobs do të jetë një surprizë për Luizin apo do të jetë banorë i ri i Big Brother.

Shpërndaje në: