Fjala “luftë” ende në gojën e Kurtit – Pas gazetës italiane, e përmend edhe në një intervistë për “Reuters”

Fjala “luftë” ende në gojën e Kurtit – Pas gazetës italiane, e përmend edhe në një intervistë për “Reuters”

“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur”, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Reuters të mërkurën.

Shefi i qeverisë ka përsëritur përsëri deklaratat e tij rreth mundësisë së fillimit të një lufte në Kosovë. Një deklarim të tillë e ka bërë për gazetën për gazetën italiane “La Repubblica”, të hënën, ku ka deklaruar se rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Madje, ai tha që do të ishte “i papërgjegjshëm” nëse do të thoshte të kundërtën.

“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën”, tha Kurti për Reuters.

“Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar. Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej…mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”.

“Presidenti despotik (rus) (Vladimir) Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes për të përhapur luftën, sepse ai dëshiron të normalizojë luftën,” tha Kurti, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainën fqinje në shkurt.

“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova është shtet tani, ky nuk është viti 1998”, tha Kurti. “Ky është viti 2022, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë.” Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të takohen në Bruksel për më shumë bisedime më 18 gusht. Beogradi dhe Prishtina janë të përkushtuar publikisht për një dialog të sponsorizuar nga BE për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por pak përparim është bërë. Kosova i është bashkuar dënimit të BE-së dhe SHBA-së për veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës. Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë pavarësisht synimit të saj për t’u bashkuar me BE-në dhe për të harmonizuar politikën e jashtme me bllokun.

Reuters shkroi se Kosova e hodhi poshtë dominimin serb në vitin 1999 pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund një kundër-kryengritjeje brutale nga forcat serbe të sigurisë. Por Serbia ligjërisht ende e konsideron Kosovën pjesë integrale të territorit të saj dhe me ndihmën e Moskës e ka bllokuar Kosovën nga anëtarësimi në institucione të ndryshme ndërkombëtare.

NATO ka rreth 3,700 trupa të stacionuara në Kosovë për të ruajtur paqen e saj të brishtë dhe javën e kaluar tha se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse rrezikohej stabiliteti, raporton Reuters.

Shpërndaje në: