Fjala Vetëvendosje është rrenë

Periskopi.com Op-Ed

Shkruan Driton Smakaj

Çfarë referendumi? Për çka?

Mua fjaltë e mëdha më shkojnë fort në nerva. 😁
Sapo ta marr pushtetin VV punën e parë që duhet ta bëjë është me i’a ndrrua emrin partisë. Rrena ma e madhe që ekziston në këtë shekull është fjala VETËVENDOSJE.

Presidentit të superfuqisë botërore i’a mbyllen Facebookun edhe Twitterin. Njeriu më i fuqishëm në botë në zyrën e superfuqisë ku mundet me një gisht me shtyp bomba nukleare me shkatërrua Planetin Tokë 4 herë, nuk mundet me VETËVENDOS për facebook, imagjino për gjëra tjera.

Edhe gëzohem shumë që është sot bota kështu.
Serbia me pasë veç pak kaçik për me VETËVENDOS e kish zbatue Kushtetutën e vet edhe nesër na kishin hy në Prishtinë me tankse.

Kështu që unë pres që pas këtyre zgjedhjeve kjo parti të zbret me këmbë në tokë edhe të mos përdorë më fjalë të mëdha që tejkalojnë rrenat e legjendave.

Populli është i lirë me votua dhe le t’i provon të gjithë politikanët. Pra ta dini që politika që nuk ecë për toke, bie n’tela të rrymës elektrike.

Shpërndaje në: