Fjalë e Lukakut kur kishte nënshkruar me Chelsean dhe Man Utd, në mes tyre qëndron një dallim i madh

Fjalë e Lukakut kur kishte nënshkruar me Chelsean dhe Man Utd, në mes tyre qëndron një dallim i madh

Romelu Lukaku kaloi te Manchester Unitedi nga Everotni.

Me këtë rast belgu refuzoi rikthimin te Chelsea dhe pranoi atë te Djajtë e Kuq për një shifër rreth 85 milionë euro.

Mediat me këtë rast kanë kujtuar fjalët e para të sulmuesit shatatlartë kur ishte transferuar në Stamford Bridge nga Anderlechti dhe tani kur iu bashkua Djajve të Kuq.

“Klubi më i madh në Angli”, kishte thënë Lukaku në vitin 2014 pas kalimit te Blutë.

“Klubi më i madh në botë”, ka thënë lojtari pas transferimit te Man Utd, dhe kjo menjëherë që ka ngjallur debat mes tifozëve në rrjet sociale.

Diferenca në sukseset historike mes dy klubeve është e madhe, Unitedi prin dukshëm në këtë aspekt dhe nisur nga kjo Lukaku është treguar i mençur në deklarata.

Shpërndaje në: