Fjalët e Koeman pas humbjes së trishtë në ‘El Clasico’

Fjalët e Koeman pas humbjes së trishtë në ‘El Clasico’

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman thotë se merituan më shumë në “El Clasico”.

Real Madrid arkëtoi pikët e plota ndaj Barcelonës duke e mposhtur me rezultat 1 – 2.

Sidoqoftë, tekniku holandez mendon se Barcelona meritoi shumë më shumë në këtë takim.

“Barcelona meritoi shumë më shumë. Është vështirë të kuptosh një rezultat të tillë”.

“Nuk morëm rezultatin që donim, por në pjesën e parë ishim të mirë dhe tifozët ishin fenomenal”.

Pas humbjes, Barcelona zë pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë, pesë prapa Realit që është lider në La Liga.

Shpërndaje në: