Fjalët e Munishit pas fitores së Gjilanit kundër Feronikelit

Fjalët e Munishit pas fitores së Gjilanit kundër Feronikelit

Kanë përfunduar tri takimet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës, të cilat zunë vend me fillim nga ora 13:00.

Gjilani priti në shtëpi Feronikelit ka mbyllur takimin me rezultat 1-0, me golin e Blerim Krasniqit.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri Ismet Munishi, i cili tha se gjithçka shkoi mirë.

“Ishte ndeshja më e mirë e luajtur nga Gjilani deri më sot, me angazhim dhe vetëbesim të madh, me lojë të bukur. Më gëzon fakti që Krasniqi shënoi gol sepse ka dhënë kontribut të madh. Dha gol të bukur dhe gjithçka shkoi mirë. Patëm shumë mungesa, Kastrati, Musolli, Prekazi, Veliu, por duhet të vazhdojmë tutje, duhet të shohim para”, theksoi Munishi pas ndeshjes.

 

Shpërndaje në: