Fjalët e Muriqit pas barazimit me Torinon: Tani mendojmë për derbin

Fjalët e Muriqit pas barazimit me Torinon: Tani mendojmë për derbin

Vedat Muriqi ka qenë vendimtar për Lazion në barazimin në udhëtim te Torino 1-1.

Sulmuesi nga Kosova u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, por 10 minuta më vonë arriti të fitoj një penalti të cilën në gol e shndërroi Ciro Immobile.

Paraqitja e sulmuesit kosovar u vlerësua lartë, teksa vet Muriqi ka folur pas ndeshjes duke thënë se e merituan këtë pikë.

“Torino luajti në mënyrë shumë agresive. Por e dinim që do të përballonim një ndeshje të vështirë. I kemi merituar pikët e fituara në minutën e fundit dhe jemi të lumtur pasi një pikë është më mirë se asgjë”, tha Muriqi pas ndeshjes.

Tutje sulmuesi prizrenas ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme të Lazios, ku skuadra e Sarrit zhvillon derbin lokal ndaj Romës.

“Tani mendja duhet të kthehet nga derbi, duhet të rikuperojmë pak energji, por po punojmë mirë në këtë aspekt dhe mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin brenda ekipit. Jemi të përqendruar te sfida me Romën”.

“Nuk luajmë me topin në ajër dhe unë mundohem të ndihmoj shokët e mi edhe duke luajtur 5 apo 10 minuta pasi dua të jap gjithçka për këtë klub”.

“Lazio është një skuadër që nuk mund të kënaqet me një pikë. Por siç e kam thënë në fillim, ajo është më mirë se asgjë. Jemi të lumtur që kemi bërë të paktën një pikë para derbit dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë për të fituar ndeshjen e radhës”, deklaroi ylli kosovar.

Lazio pas pesë xhirove ka grumbulluar tetë pikë dhe zë vendin e shtatë në Serie A.

Shpërndaje në: