Fjalët e para të Challandes pasi u shkarkua

Fjalët e para të Challandes pasi u shkarkua

Bernard Challandes ka reaguar pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Kombëtares së Kosovës.

Në konferencën e ftuar për media nga FFK, është konfirmuar largimi i Challandes nga presidenti, Agim Ademi.

Pasi u dha lajmi për shkarkimin e tij, Challandes u shpreh:

”Kemi pasur një objektiv në fillim me Fadil Vokrrin dhe tash me Agimin, për të ndërtuar një skuadër të vërtetë dhe të mirë. Jam shumë i lumtur, apo isha shumë i lumtur me këtë punë.

”Gjithashtu them se jam krenar me punën që kemi bërë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me këtë skuadër, me Federatën dhe në veçanti me secilin pjestar të stafit. ” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: