Fjalët e Paris Jackson për babain e saj të ndjerë

Fjalët e Paris Jackson për babain e saj të ndjerë

E bija e këngëtarit të ndjerë, Micahel Jackson, Paris, ia ka uruar ditëlindjen babait të saj, i cili më 29 gusht do t’i kishte mbushur 58 vjet.

Ajo në një postim në Instagram shkroi për dashurinë e pafund që Michael ia kishte ofruar dhe e falënderoi për shumëçka babanë e saj.

“Urime të ditëlindjes për dashurinë e jetës sime, atij personi që më tregoi se çka është pasioni në të vërtetë, atij që ma dha moralin solid në bazë të cilit të jetoj dhe se si të ëndërroj. Unë kurrë nuk do të ndjej dashuri sërish siç e kam ndjerë me ty. Ti je gjithmonë me mua dhe unë jam gjithmonë me ty. Ndonëse nuk jam ti dhe ti s’je unë, e di që me tërë qenien time që ne jemi një. Dhe shpirtrat tanë kurrë nuk do të ndryshojnë në atë mënyrë. Falemnderit për magjinë, përgjithmonë dhe përjetësisht”.

Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson kishte vdekur më 25 qershor të vitit 2009.

 

Image result for paris jackson and michael jackson

Shpërndaje në: