Fjalët që CR7 ia brohoriti nga distanca Szczesnyt derisa Ibrahimovic po bëhej gati të gjuante penalltinë

Fjalët që CR7 ia brohoriti nga distanca Szczesnyt derisa Ibrahimovic po bëhej gati të gjuante penalltinë

Zlatan Ibrahimovici dhe Cristiano Ronaldo kishin një moment interesant në takimin që Milani e fitoi 4-2 ndaj Juventusit në mbrëmjen e të martës.

Derisa Zonja e Vjetër ishte duke fituar 2-0, Rossonerët e fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi sulmuesi suedez.

Mirëpo, para se të vinte deri te shënimi i golit, Ronaldo ka tentuar të shpërqendrojë Ibrahimovicin në gjuajtjen e penalltisë.

Madje, Roanldo i kishte thënë Szczesnyt: “Ti e njeh atë, ti e njeh atë”.

Suedezi për një moment ndaloi dhe filloi të vështronte portugezin, duke i lëshuar një buzëqeshje ironike.

Ibra arriti të shënonte golin nga penalltia dhe brenda 15 minutash, Milani arriti të përmbysë rezultatin, për t’i marrë tri pikë të arta ndaj liderit të Serie A.

 

Shpërndaje në: